TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 14:10

Akuzohet për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, avokati i Valter Bamit: Gjurmët e barutit janë nga arma sportive me leje

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, avokati i Valter Bamit:

Ilir Murati, avokati i Valter Bamit i cili akuzohet për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas tha se klienti i tij nuk akuzohet si vrasës i Ramazan Sinos në Krujë, por për prodhim dhe armëmbajtje pa leje.

Në një prononcim për mediat, avokati sqaroi se Bami ka një leje arme prej 3 vitesh, armë kjo që përdoret për qitje dhe e përdor rregullisht pasi ka një sipërfaqe të madhe në shtëpinë e tij.

Siç kujtoi dhe vetë avokati policia dyshoi për Bamin pasi ky i fundit kishte gjurmë baruti në dorë, ndërkohë që gjurmët e barutit kanë qenë nga arma që ai e ka me leje, dokument që e vuri në dispozicion dhe për mediat.

“Ditën që ka ndodhur ngjarja klienti im ka qenë në banesë. Ka pamje filmike shumë të qarta që e tregojnë këtë dhe në bindjen time, policia i ka në disponim dhe kjo ka qenë arsyeja që ai është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë. Ajo që dua të ritheksoj është se Valter Bami nuk është i dyshuar për veprën penale të vrasjes, por të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, por edhe ky version bie shumë shpejt poshtë sepse kemi një armë që e përdor rregullisht dhe kjo armë realizon çdo ditë qitje”,  u shpreh Murati.

Valter Bami është arrestuar si autor i atentatit në fshatin Larushk të Krujës, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit Ramazan Sino si dhe u plagosën fëmijët e mitur të Bejtjes.

valter bami avokat antentat gentjan bejtj arme sportive

Lini një Përgjigje