TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 14:26

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, 'shpërthen' Murrizi: Polici e tredhur nga krimi, plehra!

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, 'shpërthen' Murrizi:

Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë, ku anëtarë të fisit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, rrahën barbarisht dy kushërinj të fisit Maja.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Murrizi tha se policia është e tredhur nga grupet kriminale, teksa shtoi se ka ardhur koha për të bërë një pastrim të saj.

Ai tha gjithashtu se akte të tilla nëse nuk dënohen do të detyrojnë çdo qytetarë shqiptarë që të mbajë[ armë me vete për tu mbrojtur.

“Operacion blic i forcave “ speciale” të një qeverie hale që ka një polici të tredhur nga grupet kriminale. Minimalja duhet të shkarkohet dhe të largohet përfundimisht nga policia e Shtetit të gjithë drejtuesit fundërrina, plehra dhe fëlliqësira të komisariatit Krujë ( shef komisariati, shef krimesh, shef rendi, komandanti i postes Fush Krujë, spz i zonës, oficer i krimeve te zonës)

Për tentative të mbulimit të kësaj ngjarje dhe fshehjes së disa emrave kryesor në deklaratën e policisë dhe mos përfshirjen në listën e personave të shpallur në kërkim duhet të shkarkohet dhe te qërohet nga policia e Shtetit drejtori i policisë së qarkut Durrës

Duhet pastruar kupola drejtuese e Policisë së Shtetit nga një tufë qelbësirash që i komandon krimi dhe janë aty me mbështetjen dhe përkrahjen e grupeve kriminale që urdhërojnë çdo gjë fale aksesit politik që kanë në ketë Qeveri hale që ju ndjehet borxhli atyre për kontribut në votat në çdo palë zgjedhje

Ndryshe çdo Shqiptarë duhet të mbajë armë në brez për tu vet mbrojtur ndaj çdo tufe llumhanesh dhe kriminele ordinere që “ sundojnë” në çdo cep të Shqipërisë me ketë Shtet të qelbur nga koka deri tek këmbët”, shkruan ai.

murrizi dhuna rraja

Lini një Përgjigje