
Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka reaguar pas dhunës së rëndë të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja në Krujë.
Nuhu në vitin 2018 kishte denoncuar se ishte kanosur për jetën nga vëllai i Rrahman Rrajës dhe nipërit e tij. Ai shprehet se mori një kosto të lartë pasi denoncoi vëllain e deputetit te PS dhe familjarë të tij.
Ai shpreh për Faxnews se sot pas 5 vitesh, ngjarja që ndodhi dy ditë më parë në Borizanë, tregon se deklarimet e tij kanë qenë të vërteta.
“Unë mora guximin duke i denoncuar qe ne 2018 , dhe mora përsipër një kosto mjaft te larte, i gjithë shteti, policia si edhe prokuroria mu kundërvunë. Po t’iu kujtohen denoncimet i mia, ndër to ka qenë edhe ndaj Xhelal Rrajës, (personi qe vihet re në video me armë në dorë është i njëjti person që me vendosi armën në kokë në zyrën time në 2018, Rexhep Rajen, Ramazan Rrajen (personi i arrestuar për vrasje), Redjan Rrajen, (person i arrestuar për vrasje) Taulant Ballën dhe Artur Bushin. Disa prej tyre sot janë të arrestuar dhe nën akuzë për krime të renda (vrasje). Dhe politikanët që i mbeshteshin sepse nuk kanë guxim 10 fshatarë të bëhen bashkë dhe të bëjnë veprime të tilla pa mbështetjen dhe autoritetin që i jep politika. Nga gjithë kjo ngjarje, unë dola më i dëmtuar dhe vazhdoj të vuaj pasojat edhe pas 5 vitesh sepse Prokuroria e Tiranës dhe konkretisht prokurorja Denisa Hasko më ka proceduar dhe mban pezull në sirtar dosjen time për shpërdorim detyre . Sot shihet qarte dhe koha ka vërtetuar qe deklarimet e mia ishin 100% te vërteta”, tha ai.
Lini një Përgjigje