TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 15:58

Pas dorëzimit të mandatit nga Rraja, plas ironia në rrjet: Tekstet e dorëheqjes i qajnë me lot!

Shkruar nga Pamfleti

Pas dorëzimit të mandatit nga Rraja, plas ironia në rrjet:

Pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës nga posti i deputetit ka plasur ironia dhe gallata në rrjet. Ai la mandatin pas skenave skandaloze në Krujë, ku fisi i tij rrahu barbarisht 2 qytetarë. Por dorëheqja dukej shumë e kuruar, njësoj si dorëheqja e Safet Gjicit dhe shumë personave të tjerë të larguar nga radhët e PS.

Për këtë arsye, ka pasur reagime. Gazetari Lutfi Dervishi shkruan: “Të rrimë shtrembër e të flasim drejt, tekstet e dorëheqjes i qajnë me lot!”; “Tekstet e dorëheqjeve, si delet që i qeth një bari”.

Në të njëjtën linjë me të ka qenë dhe gazetari Adriatik Doçi: “E njëjta dorë poetike pas të gjitha teksteve të dorëheqjeve. Duhet të kenë ndonjë departament të veçantë se po të ishte për Rrahmanin tek fjalia e dytë xhiron si mbi akull”.

 

rraja

Lini një Përgjigje