TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2023, 20:40

Genc Sejko tregon skandalin: Presidenti Begaj merr në OKB biznesmenin e tullave dhe parukieren e gruas

Shkruar nga Pamfleti
Genc Sejko tregon skandalin: Presidenti Begaj merr në OKB biznesmenin e
Bajram Begaj

Aktivisti Genc Sejko ka treguar skandalin ku Presidenti Bajram Begaj ka marrë me vete në SHBA stafin prej 20 personash, ku mes tyre është edhe parukierja e Zonjës së Parë Armanda Begaj.

Begaj ka udhëtuar drejt SHBA ditën e sotme për të marrë pjesë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Në listën që është bërë publike për mediat, shihet dhe emri i Lili Ismailit, e cila është parukierja e Zonjës së Parë Armanda Begaj. Por në listë, emri i saj është cilësuar si të jetë Këshilltare e jashtme.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Sejko ka pyetur se si do të ketë mundësi që të hyjë në OKB, parukierja e Zonjës së Parë.

"Presidenti i Republikes përgatitet të niset për në OKB me një staf prej 20 vetash. Vetëm presidenti e di se përse i duhen 20 veta me vete për një mbledhje rutinë. Mirë këta që e këshillojnë por parukierja gruas si do hyjë në OKB?", shkruan Sejko.

Por ky nuk mbetet i vetmi rast, pasi në "cilësinë" e këshilltarit, Begaj ka marrë në Nju Jork edhe Asllan Baraj dhe Zhaneta Hashorva.

Sipas listës Baraj është Këshilltar i Jashtëm, por që në faqen zyrtare të Presidencës nuk emri i tij nuk figuron.

Ndërsa Zhaneta Hashorva është shënuar si shoqëruesja e Zonjës së Parë. Por sipas një kërkimi shihet që Baraj dhe Hashorva janë çift dhe kanë një kompani së bashku me emrin "Euro Ceramica".

skandal genc sejko begaj okb parukieren e gruas

Lini një Përgjigje