TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2023, 17:40

Gjithçka e shkatërruar, publikohen fotot çfarë mbeti pas zjarrit në pallatin 10-katësh në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Gjithçka e shkatërruar, publikohen fotot çfarë mbeti pas

Pak ditë pasi zjarri përfshiu fasadën e një pallati në zonën e ish-parkut të Autobusëve në kryeqytet, janë siguruar pamjet e asaj çfarë ka mbetur nga kjo ndërtesë.

Në pamjet e siguruara nga BW duket qartë dëmtimi që ka shkaktuar zjarri, i cili nisi në katet e sipërme të pallatit 10-katësh.

Zjarri ka lënë pas dëmtime të mëdha në godinë, ku shfaqet qartë dobësimi i strukturës dhe copëtimi i fragmenteve ndërtuese.

Sakaq, shkallët e pallatit janë mbuluar nga hiri.

Gjithçka e shkatërruar, publikohen fotot çfarë mbeti pasGjithçka e shkatërruar, publikohen fotot çfarë mbeti pasGjithçka e shkatërruar, publikohen fotot çfarë mbeti pas

Janë dashur plot 4 orë luftë me flakët nga ana e forcave zjarrfikëse për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili u përhap me shpejtësi në disa kate të pallatit. Pas shuarjes punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe të Policisë së Shtetit, kanë hyrë në ambientet e brendshme për të bërë një ekspertizë më të detajuar të dëmit, por edhe për të vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë nëse paraqitet për ambientet e pallatit, të cilët nuk janë djegur. 

Sipas informacioneve dyshohet që kemi të bëjmë me një shkëndijë elektrike të shkaktuar nga një pajisje në katin e fundit të pallatit, bëhet fjalë për një banesë në pronësi të një doktori dhe aty dyshohet se mund të ketë pasur një pajisje që ka patur dhe një shkëndijë elektrike që më pas është përhapur në të gjithë apartamentin dhe më pas janë përhapur flakët në pjesën tjetër të pallatit.

Ndërkohë sa i takon bilancit të dëmeve deri në këto momente, nga të dhënat e grupit të zjarrfikësve, ka një dëmtim të pothuajse të gjithë pjesës përballë të pallatit të të gjithë fasadës. 

Dëmtim të plotë kanë 4 hyrje në këtë objekt 9-katësh banimi. Gjithashtu janë 2 apartamente të djegura totalisht, 1 në katin e pestë dhe 1 në katin e tetë dhe është apartamenti i fundit. Ndërkohë pritet një ekspertizë më e detajuar për të nxjerrë bilancin.

Bëhet me dije se është shoqëruar në polici administratori i pallatit dhe pronari i banesës në katin e fundit ku nisi zjarri.

zjarr pallat tirane

Lini një Përgjigje