TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2023, 20:15

Droga në tullumbace, flet juristi: Është lëndë psikotrope, si ndikon në organizëm

Shkruar nga Pamfleti

Droga në tullumbace, flet juristi: Është lëndë

Vakumi ligjor në lidhje me lëndët narkotike dhe psikotrope po shfrytëzohet nga trafikantët dhe shpërndarësit për aktivitet fitimprurës.

Megaoperacioni 'Tempull', i cili u finalizua me arrestimin e 233 personave në gjithë vendin, sekuestroi edhe disa lloje lëndësh të panjohura më parë. Pavarësisht se nuk futen në listën e drogërave, substancat e tjera të cilat qarkullojnë Shqipëri siç është rasti i asaj që merret me tullumbace, kryesisht në klabet e natës për të rinjtë, futet të lëndët psikotrope dhe dënohet njëlloj nga kodi penal.

Sipas juristëve këto substanca ndikojnë në gjendjen mendore dhe fizike të përdoruesve dhe në kodin penal këto ndikime janë të dënueshme

“Konkretisht, Neni 283/a i kodit penal me titull trafikimi i narkotikëve, parashikon se importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se njëherë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.”, tha avokati Ervis Gorishti për Report tv.

Juristët thonë se në kodin e ri penal ekspertët duhet të kenë parasysh këto risi, ndërsa duhet të shihet mundësia që lloji i dënimit të variojë në bazë të dëmit që të shkakton droga apo substanca psikotike.

“Droga tullumbace njihet si gazi që ndryshon gjendjen e përdoruesit për minuta, duke shkaktuar kryesisht të qeshura, eufori, ndryshim të shqisave, çorientim dhe zvogëlim të ankthit. Por për disa persona, lëndët e tilla mund të shkaktojnë marramendje, të përziera, dhimbje koke, humbje të vetëdijes, asfiksi, rënie të presionit të gjakut, aritmi dhe vdekje nga arresti kardiak. Sipas një publikimi mjekësor, të bazuar në tezat e farmakologut gjerman Louis Leëin, mes lëndëve narkotike klasifikohen edhe ato pa azot: ku hyjnë lëndët që me doza të mëdha mund të japin haluçinacione, euforizante dhe të kënaqësisë, si p.sh. kanabisi dhe grupi i lëndëve narkotike me azot: ku hyjnë lëndët e mirëfillta haluçinogjene, si: Dietilamidi i acidit lisergjik, Fenilciklidina, Meskalina dhe Psilocibina. Doganat shqiptare kanë në bazën ligjore të punës së tyre, ndalimin e importimit, eksportimi, tranzitimi e tregtimit, i lëndëve narkotike dhe psikotrope, si dhe importimin, eksportimi, kalimi tranzit i bimëve, barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope me prejardhje natyrore ose sintetike.”, tha ai.

droge tullumbace juristi organizem

Lini një Përgjigje