
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë pasdites së sotme mbi fshatin Koçaj të njësisë administrative Fushë Bulqizë, në Livadhet e Karajt.
Burime për mediat bëjnë me dije se zjarri, i ndihmuar nga era, ka djegur me dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.
Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ndaj dhe policia mësohet se ka nisur hetimet.
"Bulqizë/informacion paraprak. Në fshatin Koçaj, njësia administrative Fushë-Bulqizë, ka rënë zjarr në një zonë me barishte dhe shkurre.
Në vendin e ngjarjes janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe shuarjen e zjarrit
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënjes së zjarrit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorësinë e këtij rasti", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje