TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2024, 20:59

Gazetari i “Rai 3”: Dokumentet për Olsi Ramën janë nga aktet gjyqësore, nuk u hetua edhe pse kishte kontakte me narkotrafikantët

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari i “Rai 3”: Dokumentet për Olsi Ramën janë

Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, ka reaguar mbi investigimin që u publikua prej tij mbi paktin e refugjatëve. Duke u ndalur te rasti i Olsi Ramës, ai tha se dokumentet e tyre janë marrë nga aktet gjyqësore.

Zëvendësdrejtuesi i RAI-t, tha se Engjëll Agaçi refuzoi intervistën, kurse për e-mailin e tij tha se ai vetëm sa shërbeu për të konfirmuar lajmin e tyre.

Sepse ndërkohë ai email ishte në pritje të marrjes së informacioneve, ishte një konfirmim i informacioneve që kishim, pra ishin të vërteta. Pra është një operacion që kontribuonte për të vërtetën dhe ne donim intervistën sepse në bazë të atyre informacioneve që Agaçi na konfirmoi, ne mund të realizonim intervistën. Pra, faktet u treguan me konkretësinë e tyre dhe vërtetësinë dhe përputhen në emailin e përgjigjes të dhënë nga zoti Agaçi. Ne kemi zakonin që të vazhdojmë të hetojmë, të investigojmë për ato gjëra për të cilat trajtojmë. Ne do të vazhdojmë punën tonë, do i kthehemi edhe të dielën e ardhshme çështjes së emigrantëve.

Zoti Agaçi tha në e-mailin e tij se nuk e kuptonte pse po e trajtonim këtë çështje që nuk është me interes. Fakti që një qeveri investon 1 miliard euro për trajtimin e emigrantëve në një vend tjetër me mënyra që janë kontradiktore dhe të qarta, që tregon se kjo është një çështje me interes të madh publik”, tha Ranucci.

Ai shtoi se ata nuk thanë që ka ndonjë gjë të keqe, thjesht donin të flisnim me Agaçin për disa dinamika të kësaj marrëveshje. Për Agaçin ai tha se treguan dhe nënvizuan se kush është Agaçi.

Të gjitha ato që kemi thënë janë nga dokumentacioni gjyqësor. Të gjitha janë fakte që kanë të bëjnë me korrupsionin, të dokumentuara. Edhe për vëllain e kryeministrit Rama, i cili nga aktet gjyqësore i lidhur me ato subjekte që thamë. Ne kemi bërë një punë shumë të qartë të bazuar në dokumente që kemi parë”, theksoi ai.

Gazetari më pas u ndal sërish te emri i Olsi Ramës.

Disa dokumente për këto fakte i kemi publikuar, i kemi rrëfyer se emri i vëllait të kryeministrit nuk është hetuar. Por nënvizuam faktin se nga këto dokumente dilte se kishte rezultuar të kishte kontakte me narkotrafikantët dhe që përdorej e njëjta makinë, makina e tij. Gjithashtu që ka pasur kontakte me këto subjekte. Kemi thënë këtë gjë. E kemi thënë të njëjtën gjë edhe për ministrat e brendshëm të mëparshëm. Pra, ne i bëjmë dokumentet tona bazuar mbi dokumentet gjyqësore”, deklaroi drejtuesi i RAI-t.

Lini një Përgjigje