
Në pjesën e parë të podcastit “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, u diskutua telefonata e tërbuar e kryeministrit Edi Rama me drejtorin e RAI3.
I ftuar në këtë pjesë ishte gazetari Taulant Kopliku i cili deklaroi se duke njohur temperamentin e kryeministrit, telefonata mund të ketë qenë dhe agresive.
Sa i takon heqjes së lajmit nga La Republica, Kopliku deklaroi se mund të kenë ndikuar lidhjet e Ramës me të majtën italiane, duke qenë se media është e majtë.
Pjesë nga intervista:
Pati në fakt një lajm në La Republica, për telefonatën e përshkruar me shumë tërbim nga kryeministrin Rama që kishte biseduar me drejtorin atje. Por kryeministri Rama e mohoi dhe më pas pretendoi që lajmi i cilësuar prej tij si gënjeshtër u hoq. Ai pranoi që pata një telefonatë, por pas kësaj gënjeshtre siç e konsideron ai, por me tone shumë të qeta. Keni informacion?
Taulant Kopliku: Është shumë e vështirë të kesh informacion për një bisedë mes dy personave. Por nuk është çudi që telefonata të ketë ndodhur. Madje nuk e shoh diçka të gabuar, edhe për të kërkuar një lloj informacioni. E lexova artikullin e La Republica dhe është folur për një telefonatë tepër agresive të Ramës. Shiko, duke njohur temperamentin e kryeministrit tonë, edhe mund të ketë ndodhur ai lloj reagimi. Por këto shenja agresive mund të kenë pasoja pasi është RAI jo një televizion do si do.
Po mirë nuk e komprometon të gjithën këtë, fakti që një media si La Republica heq një lajm të tillë?
Taulant Kopliku: Se di. La Republika është një nga 2-3 gazetat më serioze të Italisë, është e majtë. Mund të jetë edhe le të themi nxituar në thonjëza, sepse duhet të kuptojmë diçka.
Nxituar se ka thënë gënjeshtër, apo nxituar sepse gjëja ka ndodhur por është nxituar se e ka publikuar?
Taulant Kopliku: Nuk mund ta dimë se çfarë ka ndodhur, por në bindjen time ajo telefonatë është bërë dhe thash dhe një herë, duke njohur temperamentin e zotit Rama, një ditë pas asaj furtune mund ti ketë ngritur tonet më shumë se duhet. La Republika është një gazetë e majtë, lidhjet e së majtës mund të kenë bërë që lajmi të hiqet. Janë lidhej më të forta sesa mund të imagjinojmë ne. Pavarësisht se Rama është në muaj mjalti me të djathtën italiane, ai i përket të majtës dhe lidhjet vijojnë të jenë të forta edhe me ta.
Ky është një veprim që bëhet rëndomtë në vendin tonë, pra kryeministri ka aq fuqi që të ndikojë dhe ta heqë atë shkrim nga një media e tillë?
Taulant Kopliku: Po me lidhjet që të thash është e mundur. Por lidhjet e tija mund të ishinin shumë të forta, nëse investigimi mos të dilte fare.
Lini një Përgjigje