
Gazetari Taulant Kopliku ka zbardhur të fshehtat e paktit Rama-Meloni. Teksa “Rai 3” trazoi politikën tonë, sipas gazetarit kemi të bëjmë me një pakt shumë të dyshimtë.
I ftuar në “Të Pashoq”, ai shprehet se marrëveshja shkel të drejtat e njeriut. Po ashtu sipas tij ka mashtrim me numrin e refugjatëve që do të vijnë këtu.
-Pse është bërë hall kaq i madh dhe nuk u mor sikundër u shit qëllimi?
E djathta italiane që pa ardhur në pushtet ka qenë agresive ndaj refugjatëve. E ka pasur dhe si kauz. Madje dhe me të fitoi zgjedhjet. Ndodh që me këtë pakt shkelen të drejtat e njeriut. Merren familje që ndahen. Gratë dhe fëmijët, madje dhe gratë shtatzëna do qëndrojnë në Itali. Ndërsa meshkujt, burrat e këtyre grave do degdisen në kampet e Lezhës. Kjo është shkelje. Përpos kësaj kemi një operacion që nuk sjell asgjë.
Meloni deklaron se do të përpunohen rreth 36 mijë refugjatë, që do të sillen në një vit në kampet e Shqipërisë. Është një gënjeshtër.
Gazetari ka shkuar te kuesturat në Itali dhe ka parë radhëte refugjatëve dhe ka pyetur refugjatët që thonë se ka lista të gjata dhe secili duhet të presë 2 vite.
-Në artikullin e “Rai 3” përmendet edhe vëllai i kryeministrit
Kjo media flet për vëllanë e kryeministrit dhe publikon dhe dokumente. Është një dokument që tregon lidhjet e vëllait të kryeministrit me disa narkotrfikantë në zonën e Elbasanit. Ata kanë përdorur makinën e tij. Pra Xibraka. Një fakt tjetër shokues janë lidhjet e gjeneralit të Guardia Di Finaza, Lizi me narkotrfikantë e Vlorës. Është marrë 3 hektar tokë në një zonë të lakmuar.
Lini një Përgjigje