TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2024, 19:28

Mandati i prokurorëve të SPAK, Indrit Sefa: Duhet t’u garantohen paga dhe siguria

Shkruar nga Pamfleti

Mandati i prokurorëve të SPAK, Indrit Sefa: Duhet t’u garantohen

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka njoftuar se partia që ai përfaqëson ka propozuar që prokurorëve të SPAK t’u sigurohet karriera dhe mendësia për të ecur përpara edhe pasi të mbarojnë mandatin 9-vjeçar.

Në propozimet e bëra, sipas tij thuhet se prokurorët e SPAK duhet t’u garantohen privilegjet që nga paga, te siguria e të tjera.

Sefa tha se me këto propozime Partia Demokratike e kryesuar nga Lulzim Basha kërkon që t’u mundësojë prokurorëve aktual dhe atyre të ardhshëm të SPAK lehtësimin e punës së tyre, ndërsa shton se ky është një hap i rëndësishëm për PD.

Ne vlerësojmë se statusi i prokurorit në ligjin që është aktualisht nuk e ka të qartë se si prokurorët do e vazhdojnë karrierën e tyre. Ne kemi një propozim për këtë. Ne themi që të gjithë prokurorët që kanë mbaruar mandatin e tyre 9-vjeçar në SPAK, të emërohen brenda 3 muajsh nga KLP si prokurorë në Gjykatën e Apelit, ose prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme, në mënyrë që të jenë në nivelet më të larta”, u shpreh Sefa.

Indrit Sefa e cilëson këtë propozim si një mënyrë për të nxitur publikisht të gjithë magjistratët që të aplikojnë pranë SPAK.

Ne me këto propozime nxisim në mënyrë publike por dhe me anë të veprimeve konkrete, të gjithë magjistratët që të aplikojnë pranë SPAK-ut edhe në vitet në vijim”, tha Sefa.

Sefa ka njoftuar se partia që ai përfaqëson ka propozuar që prokurorëve të SPAK t’u sigurohet karriera edhe pasi të mbarojnë mandatin 9-vjeçar, ndërsa shton se ky është një hap i rëndësishëm për PD, për t’ju kundërvënë sulmit që po u bëhet prokurorëve nga Rama, Meta apo Berisha.

Nuk e kemi lënë vetëm me kaq, por kemi përcaktuar edhe faktin që ata të kenë të njëjtat privilegje edhe në detyrën e re, si nga paga, mbrojtja e të gjitha privilegjet me radhë. Kjo është një garanci shtesë për prokurorët në detyrë dhe për ata që do të vinë më pas. Kështu shteti jep garanci se “ti bëje detyrën me korrektesë dhe shteti do kujdeset për ty duke të mundësuar një karrierë dhe një histori karriere të përshtatshme. Ky është një hap i domosdoshëm për Partinë Demokratike, që t’i kundërvihemi atij sulmi brutal që po u bëhet prokurorëve të SPAK nga Rama, Meta dhe Berisha”, theksoi Indrit Sefa.

spak indrit sefa prokuror

Lini një Përgjigje