
Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) organizoi një konferencë për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, David Wisner foli përkrah kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të AIIS, Albert Rakipi.
David Wisner falënderoi Shqipërinë për përpjekjet e saj si aleate në NATO në mbështetje të misioneve të NATO-s në të gjithë botën, përfshirë hapjen së fundmi të Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe angazhimin e saj për të përmbushur detyrimet e NATO-s.
Gjithashtu Wisner theksoi rëndësinë e Aleancës së NATO-s sot, duke i bërë jehonë vërejtjeve të Presidentit Harry Truman të vitit 1949 se NATO është një mburojë kundër agresionit.
Në njoftimin e Ambasadës së SHBA në rrjete sociale thuhet se: “Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin e NATO-s 2024 në Uashington DC këtë verë në nder të 75-vjetorit të NATO-s”.
Lini një Përgjigje