TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2024, 15:41

Raporti i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Bino: Korrupsioni endemik, problemi kryesor në vend

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Bino:

Bashkëautorja e raportit të IDM dhe të IT, Blerjana Bino ka komentuar gjetjet e raportit që u publikua dje lidhur me korrupsionin.

Bino theksoi se korrupsioni endemik është problem kryesor për Shqipërinë, pavarësisht përpjekjeve për ta luftuar atë. Ajo shtoi se disi progres ka bërë sistemi gjyqësor, kjo pas reformës në drejtësi. Bino vuri theksin gjithashtu edhe tek administrata publike, ku sipas saj ka pësuar rënie.

Për raportin është punuar për rreth një vit. Raporti është tepër i detajuar dhe është i viteve të fundit, 2021, 2022, 2023. Raporti i fundit ka qenë më 2016 dhe mund të vihen re ndryshimet. Përmirësimi kryesor është në sistemin gjyqësor, kjo vjen për shkak të reformës në drejtësi”, u shpreh Bino.

Sipas Blerjana Binos, progres ka bërë sistemi gjyqësor, ndërsa shton se nuk ka pësuar ndryshim media dhe shoqëria civile.

“Progres disi ka ekzekutivi, qëndrimi në vend kanë media dhe shoqëria civile. Administrata publike ka pësuar më shumë rënie. Problem kryesor mbetet politizimi i administratës publike.Raporti konfirmon dhe njëherë se korrupsioni mbetet endemik, pavarësisht përpjekjeve për ta luftuar atë, nga ekzekutivi ose nga reforma e re në drejtësi”, deklaroi Bino në “News 24”.

blerjana bino raporti i idm korrupsioni

Lini një Përgjigje