Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, me anë të një statusi në Facebook ka paralajmëron një skandal tjetër në Policinë e Shtetit.
Karamuço shkruan se do ketë një dosje me shpërdorimin e detyrës në dhënien e gradave në polici.

'Pas ngjarjes së shëmtuar të vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS, një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë për Policinë e Shtetit.
Shpërdorimi i detyrës në dhënien e gradave, do jetë një tjetër dosje prokurorie...', shkruan eksperti.
Kujtojmë se drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit.
Hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.
Lini një Përgjigje