TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2024, 12:17

Gazetarët ironizojnë keq Ramën: Ç'grabitje e madhe pritet të nisë, tani duhen blerë dhe mediat italiane!

Shkruar nga Pamfleti
Gazetarët ironizojnë keq Ramën: Ç'grabitje e madhe
Reportazhi i “Rai 3” ka vënë në lëvizje kryeministrin Rama

Dokumentari investigativ i rrjetit publik italian, RAI3 ka tronditur kryeministri Edi Rama, i cili tani është hedhur në sulm ndaj mediave italiane.

Këto lëvizje të Ramës janë izonizuar nga gazetarët shqiptarë, që e dinë mirë skemën se si funksionon qeverisja e tij, e bazuar te propaganda.

“Ç'grabitje e madhe pritet të nisë, tani duhen blerë dhe mediat italiane,” shkruan gazetari Andi Bushati.

“Para ca kohësh, një media kishte vënë në shënjestër një biznesmen të fuqishëm se donte ta zhvaste. Ky ishte nxehur shumë dhe filloi po shante, do t’u ashtu robtë, do t’i shkatërroj e gjera si këto.

E dëgjoi një miku i vet dhe me qetësi i tha. O, lëri këto do t’i shkrish, do t’i shkatërrosh, po ik bëj atë që ke bërë gjithmonë. Mbush një çantë dhe çojua që të lënë rehat.

M’u kujtua kjo historia kur dëgjova këto kërcënimet me gjyq të kryeministrit dhe sekretarit të tij për gazetaret e Reportit në Rai3. Ore lërini këto gjyqet për shpifje se aty në emision kishte vetëm fakte publike, që në Shqipëri dihen prej kohësh. Ndaj shihni atë sistemin tjetër, që dini ta bëni mirë.

Çantën aty dhe rritet numri i turistëve edhe tek Reporti pastaj,” shkruan gazetari Klodian Tomorri.

rama agaçi rai

Lini një Përgjigje