Gazetari Bledian Koka ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili mori në mbrojtje sekretarin Engjëll Agaçi pas emisionit italian RAI3 që tundi themelet e qeverisë shqiptare.
'Intervista e kryeministrit tregoi sot se ai ka zgjedhur si vëlla të vetëm Engjëll Agaçin. Ne gati 10 minuta interviste, Edi Rama doli para shqiptarëve për të justifikuar Engjëllin, por nuk tha asnjë fjalë për të vëllanë e vet Olsi Rama i cili po njesoj trajtohet si Agaçi në investigimin e RAI3! Njëri i mbron dhe i liron trafikantët e drogës, tjetri bashkëpunon ngushtë me to! Të dy janë në fakt fytyra e vertetë e Edi Ramës! Sot halli i Edi Ramës për një ditë nuk ishte Olsi, por Engjëlli! Diferencimi në intervisten e tij ishte i qartë! Edi Rama bën sikur reportazhi që shqiptarët e panë vetëm në Rai 3 dhe Syri TV, nuk ka folur për "shoqërine e keqe" të Olsi Ramës, por vetëm i kanë merzitur Engjëllin e tij! Intervista tregoi gjithë frustracionin e një njeriu që po kërkon se kush po ia fut dhe e di mirë që vrima nga po i hyn është Agaçi!
p.s...unë nuk pres që Edi Rama të mos e mbrojë Engjëll Agaçin, ajo që është e çuditshme është pse vendosi të "braktisë" Olsi Ramën?!', shkruan Koka.
Kryeministri Rama e cilëson si skandaloz reportazhin e Rai 3 dhe Ëngjëll Agaçin si viktimë agresioni.
Rama thotë se ai reportazh ishte një shpifje skandaloze dhe një qasje kriminale në emër të lirisë së medias. Sipas tij, gazetari italian nuk ka publikuar asnjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij, dërguar dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë.
Kryeministri shprehet se ka bërë një kërkesë për telefonatë lidhur me këtë reportazh, por kjo telefonatë nuk është zhvilluar, teksa shton se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, do të ngrejë padi penale ndaj gazetarit.
Lini një Përgjigje