TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2024, 08:00

Sot nis Amnistia Penale, 700 të burgosur lirohen menjëherë; kategoritë që përfitojnë ulje dënimi

Shkruar nga Pamfleti
Sot nis Amnistia Penale, 700 të burgosur  lirohen menjëherë;
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, firmosi dekretin për amnistinë penale që u miratua në Kuvend

Amnistia u miratua më 4 Prill në Kuvendin e Shqipërisë ku në parim 116 deputetë votuan pro, ndërsa vetëm 1 deputet votoi kundër.

Ditën e sotme nis zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë.

Amnistia u miratua më 4 Prill në Kuvendin e Shqipërisë ku në parim 116 deputetë votuan pro, ndërsa vetëm 1 deputet votoi kundër.

Ligji për aministinë, i cili kërkonte shumicë të cilësuar, u miratua me votat e mazhorancës socialiste dhe të opozitës së grupimit Berisha-Bardhi.

Vetëm deputeti Agron Shehaj votoi kundër, ndërsa deputetja Ermonela Felaj abstenoi.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha në fjalën e tij në Kuvend se nga amnistia do të përfitojnë edhe protestuesit e opozitës, ndërsa theksoi se nuk përfitojnë prej saj personat e dënuar me burgim të përjetshëm, të dënuarit nga GJKKO dhe ata të akuzuar që janë në arrati.

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi pas nga kjo Amnisti:

Neni 244, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 245, Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Neni 245/1, Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 257/a, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…

Neni 258, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

Neni 259, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 259/a, Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,

Neni 260, Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Neni 312, Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij. /Pamfleti

sot nis amnistia penale

Lini një Përgjigje