TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2024, 10:58

Amnistia Penale, lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë Lezhë

Shkruar nga Pamfleti
Amnistia Penale, lirohet nga burgu ish-kryetari i bashkisë Lezhë
Fran Frrokaj

Përfitues i amnistisë penale që nis të zbatohet këtë të mërkurë është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Frrokaj pritet që të lërë sot ambientet e burgut të Reçit në Shkodër ku qëndron që prej momentit ku vendimi mori formën e prerë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, është dënuar edhe nga Gjykata e Posaçme me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone. Por për këtë ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.

 

fran frrokaj lirohet nga qelia

Lini një Përgjigje