
Dailymail shkruan se ministria e Brendshme në Angli, nuk i di shakatë "pa kripë" të stafit në anijen 'Bibby Stockholm' pas vdekjes së azirkërkuesit shqiptar. Një roje sigurimi u shpreh pë vetëvrasjen e 27-vjeçarit Leonard Farruku: "një gojë më pak myslimani për të ushqyer".
"Vdekja e azilkërkuesit shqiptar Leonard Farruku mund të ishte parandaluar", tha punonjësi social teksa zbulon faktet e reja.
Dyshohet se 27-vjeçari i dha fund jetës, ndërsa shumë azilkërkues të tjerë thanë për hetuesit se kushtet ishin skandaloze, duke i cilësuar si burg.
Njëri prej tyre tha se kjo i bënte të ndiheshin si 'kafshë kopshti zoologjik', ndërsa një tjetër pretendoi se stafi i sigurisë u kishte thënë që 'të mbanin gojën mbyllur'.
Ndërsa një sanitare rrëfeu se dëgjoi stafin që flisnin për Leonardin dhe qeshnin dhe bënin shaka, teksa shpreheshin: "Një gojë më pak muslimane për të ushqyer".
Ajo tha se ishte 'e vështirë' të ngrinte zërin, teksa shtoi se drejtuesit e qendrës për azilkërkuesit, lidhur me ngjarjen bënë komente armiqësore dhe raciste.
"Bibby Stockholm", i ankoruar në brigjet e Portland në Dorset, është e vetmja anije akomoduese për migrantët dhe është përballur me një sërë pengesash që nga mbërritja e saj.
Zbulimi i baktereve të rrezikshme çoi në evakuimin e tij verën e kaluar vetëm disa ditë pas mbërritjes së azilkërkuesve të parë dhe u bllokua për dy muaj.
Raporti, i prodhuar nga "Care4Calais", "Stand Up To Racism" dhe "Portland Global Friendship Group", bëri thirrje për mbylljen e menjëhershme të anijes dhe mos rinovimin e kontratës së saj, si dhe investime në vendimmarrësit e kërkesave për azil.
Një tjetër ish-azilkërkues tha për hetuesit se: "Kur dalim dhe hyjmë duhet të skanohemi, si siguria e aeroportit. Shumë njerëz nuk dalin jashtë për shkak të kësaj. Një ditë isha duke ngrënë dhe thashë se ushqimi nuk ishte i mirë. Stafi i sigurisë më tha: 'Mbaje gojën mbyllur dhe ulu aty'. /Dailymail.
Lini një Përgjigje