TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2024, 17:40

Akuzat e RAI3, Baçi: Rama i shqetësuar sepse nuk kontrollon dot mediat e huaja

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e RAI3, Baçi: Rama i shqetësuar sepse nuk kontrollon dot

Analisti Agim Baçi ka komentuar investigimin e televizionit italian RAI3.

Baçi theksoi se sipas tij, Rama reagoi ndaj investigimit të medias italiane, pasi i intereson më së tepërmi imazhi jashtë vendit sesa shqiptarët, të cilët i qeveris.
Për analistin Agim Baçi, Rama po ashtu është i shqetësuar, pasi mediat e huaja nuk i kontrollon dhe nuk i zotëron dot.

Normalisht që Edi Rama është i shqetësuar për shkrimin e RAI3, pasi tashmë për qeverisjen e tij shkruajnë mediat ndërkombëtare. RAI3 nuk u tërhoq, por madje ka thënë se do të vazhdojë akoma me investigime. Rama u shqetësua sepse nuk është lajm në mëhallën tonë dhe për më tepër nuk ka në zotërim mediat e huaja”, u shpreh Baçi për News24.

Gjithashtu Agim Baçi u shpreh se Rama refuzon të përgjigjet për akuzat në Shqipëri, pasi është i interesuar më tëpër për ndërkombëtarët. Baçi paralelizon strategjinë e Ramës me atë të Enverit.

Edi Rama refuzon të përgjigjet për akuzat në Shqipëri, ndërsa duket se është interesuar për partnerët ndërkombëtarë. Duket se Rama nuk ka interes për shqiptarët, por për ndërkombëtarët. Nuk ka kërkesë llogarie në parlament, nuk ka kërkesë llogarie në parti. Rama ka të njëjtën strategji si Enveri, që mendohet se ky është i miri e të tjerët nuk qenkan të mirë”, theksoi Agim Baçi.

agim baçi media italiane rama

Lini një Përgjigje