TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2024, 18:58

Thellohet skandali i Arben Rakipit/ Magjistratura shpall listën përfundimtare të konkurrentëve, shtohen 10 emra të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Thellohet skandali i Arben Rakipit/ Magjistratura shpall listën
Arben Rakipi

Fillimisht në fazën e parë u shpallën 79 persona, pasi faji iu faturua ‘scanton’, lista për fazën e dytë shkoi në 121 fitues, dhe së fundmi doli lista me 131 emra që do të shkojnë në provim ditën e nesërme.

Thellohet skandali me provimin te Magjistratura. Arben Rakipi jo vetëm që nuk ka ndërmend të përsërisë testin, por duket se vijon të shtojë emra te lista e fituesve.

Shkolla e Magjistraturës ka bërë me dije se ka përfunduar procesi i vlerësimit të ankesave dhe se ka shpallur listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit.

Por duket se thellohet skandali. Fillimisht në fazën e parë u shpallën 79 persona, pasi faji iu faturua ‘scanton’, lista për fazën e dytë shkoi në 121 fitues, dhe së fundmi doli lista me 131 emra që do të shkojnë në provim ditën e nesërme.

Faza e dytë e provimit të pranimit do të zhvillohet në dy ditë, 25 prill ora 08:00 dhe 28 prill ora 11:00 në ambientet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë.

Pra duket qartë se drejtësia e re po përfundon si ajo e plepave. Të korruptuarit i larguam nga dera, por nga dritarja po futen fëmijët e tyre dhe fëmijët e politikanëve, ministrave apo deputetëve. Arben Rakipi ka shtuar 50 emra duke u kapur pas pretekstit se nuk punonte skaneri që korrigjon testet. Duket se në fazën e dytë do të ketë akoma dhe më shumë probleme.

Sipas burimeve janë skandalizuar edhe ndërkombëtarët, të cilët nuk e kanë aprovuar testimin. Mirëpo Rakipi vijon me misionin që i kanë dhënë duke shpartalluar drejtësinë.

Thellohet skandali i Arben Rakipit/ Magjistratura shpall listën

Vetë Shkolla e Magjistraturës ka reaguar po ashtu duke justifikuar skandalin me listat:

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, u mblodh sot, më datë 24 prill 2024, për të marrë një informacion të plotë mbi ecurinë e fazës së parë të provimit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës dhe për të diskutuar mbi vijimësinë e këtij procesi.

Nga ana e Drejtorit të Shkollës u paraqit një relacion i plotë i ecurisë së deritanishme të provimit të pranimit. Këshilli Drejtues u informua lidhur me problematikën që u shkaktua nga pamundësia objektive dhe tërësisht teknike, për të shpallur menjëherë, pas vlerësimit elektronik me anë të pajisjes scantron, të listës së fituesve të fazës së parë të provimit të pranimit.

Drejtori i Shkollës, njëherësh administrator i provimit, informoi Këshillin Drejtues mbi të gjitha hapat që ndoqi Shkolla e Magjistraturës dhe Komisioni i vlerësimit elektronik dhe konkretisht:

Së pari, Drejtori i Shkollës pas konstatimit: të një numri mjaft të ulët kandidatësh që rezultonin fitues, krahasuar me vitet e tjera; 

se kishte teza të cilat ishin vlerësuar me 2 pikë, apo 5 pikë, etj;

se pajisja scantron kishte lexuar 96 përgjigje nga 100 përgjigje të çelësit të tezës së provimit, por edhe duke parë ankesat e menjëhershme të konkurrentëve të pranishëm në sallën e provimit, urdhëroi nisjen e një procesi verifikimi administrativ dhe vendosjen në dispozicion të Komisionit të vlerësimit elektronik të një pajisje të re scantron, që do të vleftësonte përgjigjet e konkurrentëve;

Së dyti, Drejtori i Shkollës urdhëroi që, vetëm pasi të bëhej ky verifikim nga Komisioni i vlerësimit elektronik, të shpallej lista e fituesve të fazës së parë dhe pas përfundimit të këtij procesi, të niste verifikimi i të gjitha ankesave të ardhura nga konkurrentët, në përmbushje të detyrimeve dhe rregullave të vendosura në Rregulloren e Shkollës së Magjistraturës;

Së treti, u informua Këshilli Drejtues mbi punën intensive dhe tepër voluminoze të Komisionit të vlerësimit elektronik për shqyrtimin e ankesave, si dhe për regjistrimin e këtij procesi;

Së katërti, u sigurua Këshilli Drejtues se Komisioni i vlerësimit elektronik ka grumbulluar dhe ka administruar çdo kërkesë ose ankesë, të paraqitur fizikisht ose në adresën zyrtare të Shkollës, dhe rezultati i vendimmarrjes së këtij komisioni do të shpallet brenda 24 orëve nga momenti i shpalljes së listës së fituesve;

Së pesti, Drejtori i Shkollës argumentoi se procesi i ndjekur nga Shkolla e Magjistraturës ishte në përputhje të plotë me interesin publik, dhe me synimin që procesi i rekrutimit në Shkollën e Magjistraturës të jetë i paanshëm, transparent dhe i bazuar në meritë.

Së fundmi, Drejtori i Shkollës informoi Këshillin Drejtues, se pas verifikimit të bërë të tezave, në prani të konkurrentëve, asnjë kontestim apo pasiguri nuk u shfaq nga ana e tyre.

Lini një Përgjigje