
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër mbi skandalin te Magjistratura. Sipas saj janë shtuar emra nga dita në ditë dhe kjo përbën skandal. Ajo shprehet se duhet hetuar kjo ngjarje, teksa akuzoi Arben Rakipin se po merr peng shkollën nga ku do të dalin prokurorët dhe gjyqtarët e rinj.
Reagimi i plotë
Skandali në Shkollën e Magjistraturës duhet hetuar!
Sapo informohem se në listën e fituese të fazës së parë të testimit sapo janë shtuar edhe 10 emra.
Në fund të provimit nga korrigjimi i tezave rezultuan fitues 79 kandidatë.
Në kundërshtim me ligjin, Shkolla vendosi të shtojë në listë edhe 42 kandidatë, me argumentin se kishte probleme pajisja që bën korrigjimin elektronik.
Sot për çudi janë shtuar në listë edhe 10 kandidatë të tjerë.
Në cilën rregullore janë bazuar? Si ndihen fituesit?
Arben Rakipi ka detyrimin të sqarojë publikisht, në të kundërt nuk është as më shumë e as më pak, por një njeri që po përpiqet të mbajë peng Magjistraturën dhe të rekrutojë gjyqtarë e prokurorë ende pa hyrë në sistem.
Fiks si ajo tentativa për betimin e gjyqtarëve kushtetues te Lumi Lanës!
Nëse ka prokuror me integritet duhet ta hetojë këtë skandal.
Magjistratura duhet të jetë meritokraci, jo të mbushet me militantë, patronazhistë dhe artifica të politikës!
Lini një Përgjigje