TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2024, 11:22

Gati përfundimi i hetimeve për Ilir Beqajn, SPAK merr në pyetje personat e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Gati përfundimi i hetimeve për Ilir Beqajn, SPAK merr në pyetje

Duket se hetimit lidhur me koncesionin e sterilizimeve po i vjen fundi.

Mësohet se SPAK po përgatit mbylljen e hetimeve në lidhje me këtë koncesion.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje duke thënë se po merren në pyetje personat e fundit.

Gjasat janë që ish-ministri i shëndetësisë të dërgohet veçmas për gjykim.

Në nëntor 2023 me kërkesë të SPAK gjykata caktoi masën detyrim paraqitje për ish-ministrin për akuzën shpërdorim detyre.

Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish - zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. 

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, paraqitet çdo të premte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje për çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Në dëshmitë e tij në SPAK, Beqaj ka hequr përgjegjësinë nga vetja për koncesionin e sterlizimit, duke ia faturuar vendimmarrjen anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Sipas tij fituesi është përcaktuar nga Komisioni i ngarkuar në vitin 2015 me procedurën dhe teknikalitetet e dhënies së koncesionit 10 vjeçar, të sterilizimit të instrumenteve të kardiologjisë.

ilir beqaj koncesioni i sterilizimit spak

Lini një Përgjigje