TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2024, 11:01

Kryetari i KPP shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Kryetari i KPP shkon në SPAK

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik KPP, Jonaid Myzyri, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Myzyri është marrë në pyetje nga organi i akuzës për rreth dy orë. Në daljen e tij nga SPAK kreu i KPP ka refuzuar të japë një deklaratë për media, apo përgjigje mbi arsyet pse u thirr në Prokurorinë e Posaçme.

Bëhet me dije se ai u thirr nga SPAK mbi disa tendera të anuluar dhe konfirmuar nga KPP në lidhje me çështjen e Sterilizimit.

Kujtojmë se më herët GJKKO ka urdhëruar të hetohet kreu i KPP-së, i 4 anëtarëve të saj si dhe roli i Beqajt e Shkëlqim Canit.

 

 

Lini një Përgjigje