TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2024, 21:29

Fushatat elektorale, kush i ‘furnizon’ me para partitë politike në Shqipëri?  

Shkruar nga Pamfleti

Fushatat elektorale, kush i ‘furnizon’ me para partitë politike

Gazetari Mentor Kikia duke folur sa i takon financimit të fushatave elektorale, theksoi se partitë politike në Shqipëri mund të konsiderohen si ndërmarrjet më të zeza, pasi askush nuk bën transparencë.

Në një intervistë për emisionin “Quo Vadis”, ai shtoi se pavarësisht akuzave në publik, forcat politike kanë një marrëveshje të heshtur, atë të mos bërit transparencë se kush i sponsorizon në fushatë, pasi në Shqipëri paritë janë gjatë gjithë kohës në fushatë.

Problemet janë nëse do të shprehemi se s’dimë nga ti nisësh. Ka disa çështje që janë prioritare, dhe për zgjedhjet prioriotet është reforma zgjedhore, e cila gjithmonë lihet për javën e  fundit, pastaj nuk ka më kohë për të bërë atë që duhet bërë. Komisionit i ka mbaruar koha, tani pritet ajo artifica. Ajo që mbetet ende pa u zgjidhur ju, është se me çfarë punojnë motorët e partive në fushatë. Edhe pse fushata është 45 ditë, ne i kemi 45 muaj, pasi asnjëherë nuk pushon fushata.

Me çfarë parash i bën politika fushatat? Buxheti që qeveria ju jep partive është shumë i vogël, i pamjaftueshëm për fushatën, nga mitingjet te koncertet, reklamat, pa llogharitur paratë nën dorë që shpërndahen. Shkohet te problemi ku palët në asnjë rast kanë rënë dakord pa patur asnjë ndërmjetës, për të mos bërë transparencë. Këtu palët thjeshtë akuzojnë njëra-tjetrën. Ajo që mbetet problematike është origjina e parave që ushqejnë, ku paguhen njerëz, qeveria që përdor makinerinë shtetërore. Asnjëherë nuk është shkuar deri në fund. Auditi i KQZ është vetëm faturat që partitë politike dorëzojnë atje. Në zgjedhjet e 2013 kam qenë pjuesë e një ekipi që bën monitorimin, edhe pse ishte i pjesshëm, dhe vetëm nga ky monitorim rezultoi që ajo që partitë deklaruan ishte vetëm 30% e atyre që ne kishim nxjerrë. Partitë janë ndërmarrjet më të zeza”, tha ai.

kikia

Lini një Përgjigje