TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2024, 19:58

Vendimi i Strasburgut, qeveria dëmshpërblen familjarët e viktimave të Gërdecit

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Strasburgut, qeveria dëmshpërblen familjarët e

Qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Vendimit i marrë sot ka ardhur si detyrim i një vendimi të dhënë nga Gjykata e Strasburgut në fund të viti 2023, e cila u dha të drejtë atyre që u prekën nga shpërthimi që u mori jetën 26 personave.

Gjykata u shpreh se viktimave iu hoq mundësia për të marrë pjesë në mënyrë efektive në gjykimin penal ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Për më tepër, procedimi penal ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, për shpërdorim detyre është ende në pritje, duke lënë kështu kërkuesit pa një vendim përfundimtar për përgjegjësinë e tij edhe më shumë se 14 vjet pas shpërthimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Në mesin e 17 paditësve nga Shqipëria janë edhe prindërit e Erison Durdajt, 7-vjecari, i cili bashkë me kushëririn e tij Roxhens po i dërgonin drekën nënës së Roxhensit që punonte te fabrika.

Erison Durdaj mbeti i plagosur rëndë në shpërthim dhe si pasojë vdiq më 3 prill 2008. Roxhens Durdaj, atëherë 11 vjeç, pësoi djegie të rënda. Të 13 aplikantët në aplikimin nr. 46707/13 dhe kërkuesi i dytë në kërkesën nr. 46714/13 (Alketa Hazizaj), ishin duke punuar në objekt dhe u plagosën rëndë nga shpërthimi”, thekson vendimi.

Si pasojë e shpërthimit në Gërdec mbetën të vrarë 26 persona dhe u dëmtuan 300 të tjerë. Sipërfaqja e tokës në Gërdec, e cila ishte nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes iu vu në dispozicion me qira kompanisë amerikane “SAC”, për procesin e demontimit të municioneve.

Nga ana tjetër, SAC nënkontraktoi punën me Albademil Ltd., një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e inkorporuar në Shqipëri”, thuhet në vendimin e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.

Ndaj, 17 paditësit e prekur nga ngjarja e Gërdecit sipas GJEDNJ-së kanë mbetur pa një vendim përfundimtar në lidhje me përgjegjësinë e tij më shumë se 14 vjet pas shpërthimit.

Ndërsa Gjykata nuk po mbante qëndrim për përgjegjësinë penale të F.M., ajo konsideroi se, duke pasur parasysh provat e mbledhura kundër F.M., kërkuesit si dhe publiku i gjerë kishin të drejtë të dinë jo vetëm rrethanat në të cilat kishte ndodhur humbja e jetës dhe plagosjet e rënda, por edhe rolin e saktë që ish-ministri i Mbrojtjes kishte luajtur në ngjarjet”, thekson gjykata.

Gjykata vendosi se Shqipëria duhej t’i paguante 12,000 euro, bashkërisht Zamira Durdajt dhe Feruzan Durdajt dhe 10,000 euro secili për ankuesit e tjerë për dëmin jopasuror, dhe 8,000 euro së bashku për të gjithë ankuesit për shpenzimet.

Lini një Përgjigje