
Bashkimi Europian e sheh me shqetësim ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Mazhoranca ndezi dritën jeshile për të ndërtuar në zonat e paprekura dhe sidomos sa i takon Sazanit. Fill pasi u ndryshua ligji, doli se në ishull do të ndërtojë dhëndri i Donald Trump. Por për BE duhet bërë kujdes.
“Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet”, tha raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së Isabel Santos në një konferencë për mediat në Tiranë. Më tej Santos, tha se Shqipëria duhet të vijojë Reformat demokratike. Ndalur tek zhvillimet në Kuvend, Santos tha se duhet të ndërpriten debatet politike që nuk prodhojnë asgjë.
“Vendi të mos ndalet në kryerjen e reformave Nuk kemi arsye të ndaleni. Është mirë që mes faktorëve politikë është ndërtuar një konsensus mjaft i gjerë. Është mirë të ndërpriten debatet politike që nuk ndihmojnë asgjë. Ti vëmë fre qasjeve egoiste e të përqëndrohemi tek procesi i anëtarësimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve në vend”, tha Santos.
Lini një Përgjigje