TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2024, 14:35

Sherri në Oborrin Mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia pajisen me 6 muaj urdhër mbrojte

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në Oborrin Mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia pajisen me 6

Ka përfunduar seanca e fundit e kërkesave për urdhër mbrojtje reciprok me palë Princ Leka Zogun dhe Elia Zaharia, në Gjykatën Civile të Tiranës.

Në seancë u paraqitën vetëm avokatët e dy palëve, të cilët paraqitën dhe akteksperizat për dhunën e pretenduar.

Të dy, si Princ Leka si Elia Zaharia, me vendim të gjyqtarit Artan Hajredinaj janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njeri-tjetrit për një afat kohe 6 muaj dhe distanca që duhet të mbajnë nga njeri-tjetri është 5 metra. Në Pallatin Mbretëror Eli Zaharia do vijojë të qëndrojë me vajzën e saj, ndërsa Princi do e shohë të bijën në prani të dados.

Seanca e sotme e orës 13:00 u zhvillua në vijimësi të seancës së 21 marsit, e cila u shty për mosparaqitje nga mbrojtja e Zaharisë të aktekspertizës që vërtetonte shenja dhune ndaj saj.

Princ Leka është i pajisur me urdhër mbrojtje për 1 vit me distancë 100 metra ndaj ish-vjehrrit të tij Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit nuk duhet të jetojë në pallat.

Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.

 

Lini një Përgjigje