
Prej mëngjesit të sotëm, Tirana vazhdon të jetë e mbuluar nga pluhuri afrikan duke shkaktuar njëkohësisht edhe temperatura të larta në vlerën mbi 20 gradë Celsius.
Këto grimca të pluhurit saharian, siç shpjegojnë ekspertët, kanë përqëndrim të lartë që prodhon fenomenin me të cilin sot janë përballur qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm.
Kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e enjte, duke u rralluar gradualisht.
Ky pluhur po shkakton edhe një situatë mbytëse sa i përket temperaturave të larta, pasi shoqërohet me masa të ngrohta ajrore.
Edhe rrethi i Bulqizës është mbuluar një lloj pluhuri ngjyrë e verdhë.
Ky pluhur ka turbulluar shikimin, jo vetëm për banorët, por edhe për drejtuesit e automjeteve.
Fenomeni i pluhurit saharian ka prekur edhe vende të tjera të rajonit tonë.
Në Greqi situata është gjithashtu e rënduar nga kjo stuhi pluhuri.
Rëra e Saharasë ka ngarkuar atmosferën e vendit, duke e bërë të duket si një shkretëtirë me sasi të mëdha pluhuri të verdhë të pezulluar në ajër.Këtë e vëmë re më së miri edhe tek shiu që ka rënë ditët e fundit, ku ka mbuluar automjetet me një shtresë llumi.
Kreta; Ishulli po “mbytet” në pluhurin afrikan

Drejtoria e Shëndetit e Kretës ka njoftuar qytetarët të kufizojnë lëvizjet për shkak të situatë së motit të pazakontë ditën e sotme.
Lini një Përgjigje