
Jorgo Goro është shtruar në spital pasi ka paraqitur probleme shëndetësore. Sipas burimeve ai është dërguar në spitalin e burgut pas problemve me zemrën dhe tensionin.
Vetëm pak më parë ai nëpërmjet një letre drejtuar Këshillit Bashkiak të Himarës, njoftoi dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Bashkisë.
Goro në letër shprehet se ndodhet në një situatë absurde me drejtësinë për një ‘faj’ që nuk e ka bërë, por se me këtë do të përballet në gjykatë ku do të paraqesë faktet.
Ai shprehet se dëshiron që Himara të vazhdojë punën e nisur dhe fqinjësia e vjetër tradicionale mes dy shtetesh të mos bëhet pengu i spekullantëve lokalë të maskuar si viktima të një padrejtësie të re shtetërore që nuk ekziston për pronat e himariotëve.
Goro shprehet se është larguar nga detyra me kokën lart dhe me zemrën plot mirënjohje.
Lini një Përgjigje