TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2024, 15:36

Reporterja e PE dyshime mbi financimin e mediave në Shqipërinë: Bëni transparencë mbi pronësinë e tyre!

Shkruar nga Pamfleti

Reporterja e PE dyshime mbi financimin e mediave në Shqipërinë:

Reporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos thekson fort rëndësinë e transparencës për pronësinë e financimit të medias.

Ajo tha sa se liria e mediave është ndër ndër fushat ku BE-ja ka përqendruar vëmendjen e saj. Gjithashtu, komentoi dhe marrëveshjen e RTSH me televizionin turk, TRT që u firmos nga dy drejtorët në prani kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoan.

Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për tranparencën e pronësisë dhe financimit të mediave. Na duhet ti qëndrojmë besnik vlerave europiane. Besnikëria ndaj vlerave europiane. Na duhet të sigurohemi që nuk është ndërhyrje dhe nuk shkon kundër vlerave tona, paanshmërisë dhe pavarësisë së medias që janë vlerat thelbësore për ne. Është e rëndësishme transaparenca e pronësisë së mediave dhe interesat rreth financimit të mediave", tha Santos.

Lini një Përgjigje