
Pak ditë më parë fenomeni i gjakmarrjes soli viktimën e radhës në qytetin e Lezhës, ku mbeti i vrarë 57-vjeçari Pjetër Kaza. Ai u ekzekutua në oborrin e banesës së tij dhe autorët dyshohet se janë nga familjes Gjoni me të cilët ndodhet në hasmëri.
Duke diskutuar mbi fenomenin e gjakmarrjes dhe ngujimit, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh se ka dy rrugë për personat e përfshirë në gjakmarrje. E para është armatosja e peronave që janë në rrezik për jetën dhe e dyta është heqja e armëve përmes amnistisë.
“Kemi pasur raste që ua kemi marrë armët dhe e kanë çfarë, nuk është politike kjo. O do i armatosim të gjithë o do i heqim armët të gjitha. Unë jam për liberalizim. Ta mbajë gjithë jetën armën. Me leje e mban, nëse je i kërcënuar e mban armën dhe jashtë banesës“, u shpreh ai për emisionin "Top Story".
Lini një Përgjigje