
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, foli për trafikun e armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe dha detaje lidhur me modelet më të përdorura në vendin tonë.
Në një intervistë për emisionin në ‘Top Story’ në Top Channel, Karamuço tha se një armë me tytë të bllokuar por që bënë zhurmë si e vërtetë po kërkohet shumë në vendin tonë. Më tej ai foli edhe për një armë stilolaps, nga e cila sipas tij, ashtu u plagos 15-vjeçari ditën e djeshme.
“Kemi një treg aktiv me Kosovën, por është bërë më atraktiv pasi kemi një fenomen. Po shiten armë nga 500 euro. Ato e kanë tytën e bllokuar dhe bëjnë zhurmën e një pistoletë të zakonshme.
Një nga këto armët në formën e stilolapsit është qëlluar 15-vjeçari në Tiranë. Ai plagoset, e mohon fillimisht dhe më pas zbërthehet ngjarja. Me këto operacione policia tregon se është në krye të detyrë”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje