
Presidenca ka shprehur mbështetje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, cilido qoftë ajo për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Presidenca thotë se masa e ndërmarrë nga GJKKO dhe SPAK për pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nga detyra, është jo kushtetues.
Gjatë seancës, përfaqësuesja e Presidencës deklaroi se ky institucion është përfshirë në çështje për shkak se ka kompetencën për të dekretuar emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
“Nëse masa ndaluese e pezullimit nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi, e vendosur ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave apo gjithë Këshillit të Ministrave ndikon në funksionimin e lirë dhe të pakushtëzuar, të pushtetit ekzekutiv, atëherë kjo masë merr përmbajtjen e një instrumenti kontrolli dhe balance midis pushteteve. Një instrument i tillë i cili nuk është i parashikuar nga kushtetuta, por që ka forcën juridike për të kushtëzuar funksionimin dhe përbërjen e pushtetit ekzekutiv dhe nuk mund të konsiderohet kushtetues.
Nëse masa ndaluese nuk ndikon në funksionimin e lirë dhe të pakushtëzuar të pushtetit ekzekutiv sepse kuadri ligjor në fuqi parashikon zgjidhje apo rrugëdalje institucionale, të cilat nuk krijojnë impakt për ekzekutivin dhe nuk e vendosin atë përpara lëvizjeve të detyruara, atëherë del nga konteksti penal dhe nuk shndërrohet në instrument kontrolli e balance i pushtetit gjyqësor mbi pushtetin ekzekutiv”, tha përfaqësuesja e Presidencës.
Lini një Përgjigje