TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2026, 11:15

Dëborë dhe rrëshqitje dherash në Korçë, si paraqitet situata në akset kryesore

Shkruar nga Pamfleti
Dëborë dhe rrëshqitje dherash në Korçë, si
Korçë

Moti i keq me reshje dëbore, rrëshqitje dherash dhe temperatura të ulëta ka ‘mbërthyer’ qarkun e Korçës.

Prefektura e Qarkut Korçë ka informuar se, sipas raportimeve nga strukturat përgjegjëse, nuk ka shkolla të mbyllura dhe procesi mësimor vijon normalisht në të gjitha institucionet arsimore të qarkut.

Lidhur me situatën e akseve rurale, raportohet nga Emergjencat Civile të Bashkisë Maliq se në njësinë administrative Moglicë, si pasojë e shkarjes së dherave, është bllokuar segmenti rrugor lidhës i fshatrave Kodras, Peshtan dhe Protopapë.

Po ashtu, njoftohet se strukturat përgjegjëse të bashkisë ndodhen në terren dhe po marrin masat e nevojshme për zgjidhjen e problematikës dhe hapjen e rrugës.

Prefektura e Qarkut Korçë raporton se po ndjek nga afër situatën dhe mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet vendore për garantimin e sigurisë dhe normalitetit në territor.

Lini një Përgjigje