Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca e hapur për atë që njihet si çështja Balluku. Seanca po mbahet pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama, që kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave”.
Kryeministri ka kërkuar rrëzimin e vendimit të GJKKO-së, pas kërkesës së SPAK, e cila ka vendosur pezullimin nga funksionet qeveritare të Belinda Ballukut.
Fillimisht Kushtetuesja vendosi pezullimin e vendimeve gjyqësore të GJKKO-së, e cila miratoi kërkesën e SPAK për pezullimin e Ballukut nga postet qeveritare.
Sot në seancën plenare pritet një shqyrtim në themel i çështjes.
Lini një Përgjigje