Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me projektin e Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit Trump, dhe vajzës së këtij të fundit, Ivanka, për ishullin e Sazanit. Një ditë pas vizitës së Ivanka Trump, Kokalari shkruan në rrjet se në Sazan po investojnë financuesit kryesorë të Al-Nusra Front, një degë e ISIS.
“Në Sazan po futen Al Khayyat Brothers, sirianë me origjinë, të vendosur në Katar. Këta janë financues kryesorë të Al-Nusra Front, e cila konsiderohet degë e ISIS-it, dhe rrjedhimisht të presidentit aktual të Sirisë. Janë hedhur në gjyq nga sirianë më parë, në Mbretërinë e Bashkuar për këto financime”, shkruan Kokalari.
Në vijim, aktivistja shkruan se ndërtimet në Sazan do të përdoren për pastrim parash të korrupsionit në Siri.
“Çdo lloj ndihme për Shqipërinë sot është e bllokuar nga të gjitha anët: nga njëra anë, Berisha, që shpenzon 10 milionë dollarë duke iu lëpirë njerëzve të Marco Rubios, nga ana tjetër, Edi Rama, që i hapi “sheshin” Ivanka Trump-it dhe i dha çfarë t’i donte qejfi dhe mbi të gjitha, prej disa vitesh, na janë shtuar Grenell & Kushner, po aq të korruptuar sa shumë liderë të Ballkanit
Prandaj, nëse Trump nuk ndërhyn për të ndaluar financues terroristësh të investojnë në Shqipër dhe për të ndalur fëmijët e vet nga grabitja masive e territoreve shqiptare, atëherë nuk mbetet rrugë tjetër veçse t’u drejtohemi demokratëve në Kongres për t’i ndalur.
Është naive të mendosh se Ivanka Trump-it apo Jared Kushner-it “u dhemb” Shqipëria.
Shqipërinë e ndërtojmë vetë”, shkruan Kokalari.
Postimi nga Evi Kokalari
Ja t’ju lëshoj një bombë sot.
Mos mendoni se kam ndenjur “urtë” këto kohë. Përkundrazi — kam bërë shumë gjëra që nuk mund t’i bëja publike, dhe ende nuk mundem. Megjithatë, disa detaje mund t’i ndaj tani, sepse besoj se janë me vlerë dhe meritojnë analizë serioze.
Po e bëj këtë sepse, kalimthi, pashë Fevziun të deklaronte se në Sazan do të ndërtohen hotele si Four Seasons, Waldorf Astoria, Rosewood, e të tjera.
Pyetja është e thjeshtë:
A nuk jemi në gjendje t’i ndërtojmë këto vetë, që përfitimet t’u shkojnë shqiptarëve dhe jo të huajve, ndërkohë që Edi Rama shpërndan favore politike mbi kurrizin e këtij populli?
Dhe, meqë ra fjala, nëse postimet e mia të fundit ju kanë krijuar ndonjë konfuzion, kuptoni vetëm një gjë:
si kur iu ktheva Berishës, si kur i kthehem Trump-it, kjo ndodh sepse nuk jam militante. Besnike i qëndroj vetëm Zotit dhe parimeve të mia.
Nëse Trump nuk e ndalon atë që po ndodh këto kohë — dhe jo vetëm në Shqipëri — atëherë baza e tij do t’i kthehet kundër, ashtu siç tashmë po ndodh.
Por le të kalojmë te hotelet e Sazanit.
Në Sazan po futen Al Khayyat Brothers, sirianë me origjinë, të vendosur në Katar. Këta janë financues kryesorë të Al-Nusra Front, e cila konsiderohet degë e ISIS-it, dhe rrjedhimisht të presidentit aktual të Sirisë. Janë hedhur në gjyq nga sirianë më parë, në Mbretërinë e Bashkuar për këto financime. (Link: https://www.arabnews.com/node/1537031/middle-east)
Këta do të “sjellin” hotele të mëdha jo sepse Four Seasons apo Rosewood vijnë vetë — gjë që do t’i rrite realisht vlerën vendit — por sepse futen nëpërmjet këtyre, njerëz që as nuk duhet të jenë në Shqipëri sepse Al Khayyat Brothers janë të përfshirë edhe në rrëzimin e Assad-it në Siri, në bashkëpunim me Erdoganin, por edhe me garanci nga Grenell dhe Jared Kushner.
Në maj të vitit 2025, Al Khayyat kanë firmosur kontrata në Siri që shkojnë në 11 miliardë dollarë. Tom Barrack ishte i pranishëm, dhe vetëm një javë përpara kësaj, Grenell bën një vizitë “për punë” në Turqi me Barrack. (Ironia flet vetë.)
Sot e gjithë bota flet për “tradhtinë” e Trump-it ndaj kurdëve por tradhtia e vërtetë qëndron te Jared Kushner, te korrupsioni i tij dhe te bizneset e tij me Al Khayyat Brothers.
Kontratat në Siri janë firmosur nga:
• Al Khayyat Brothers
• dy kompani turke me lidhje të drejtpërdrejta me Erdoganin
• dy kompani amerikane, të hapura këtë vit dhe të drejtuara realisht nga vetë Al Khayyat.
Çfarë do të thotë kjo?
Çdo përfitim që del nga koncesionet e qeverisë siriane në formën e përfitimit të kompanive amerikane që shanset janë i takojnë qoftë Jared Kushner-it, qoftë i Grenell-it (nëse ka ndonjë përqindje) dhe në emër të apo i çdo strukture “hije” të palës amerikane — do të ri-investohet në Sazan, nëpërmjetë financuesve të Abu Mohammad al-Jolani, ish-pjesë e ISIS-it — pra, Al Khayyat Brothers, që janë partnerët kryesorë të këtyre konçesioneve.
Ta them qartë dhe pa ekuivoke:
Ndërtimet në Sazan do të përdoren për pastrim parash të korrupsionit në Siri.
Si përfundim, çdo lloj ndihme për Shqipërinë sot është e bllokuar nga të gjitha anët: nga njëra anë, Berisha, që shpenzon 10 milionë dollarë duke iu lëpirë njerëzve të Marco Rubios, nga ana tjetër, Edi Rama, që i hapi “sheshin” Ivanka Trump-it dhe i dha çfarë t’i donte qejfi dhe mbi të gjitha, prej disa vitesh, na janë shtuar Grenell & Kushner, po aq të korruptuar sa shumë liderë të Ballkanit
Prandaj, nëse Trump nuk ndërhyn për të ndaluar financues terroristësh të investojnë në Shqipër dhe për të ndalur fëmijët e vet nga grabitja masive e territoreve shqiptare, atëherë nuk mbetet rrugë tjetër veçse t’u drejtohemi demokratëve në Kongres për t’i ndalur.
Është naive të mendosh se Ivanka Trump-it apo Jared Kushner-it “u dhemb” Shqipëria.
Shqipërinë e ndërtojmë vetë.
Four Seasons dhe Rosewood i sjellim vetë, pasi t’u kthejmë pronat popullit, dhe Shqipëria do të ndërtohet ndërkohë që 2.3 milionë shqiptarë përfitojnë nga këto investime, dhe jo ti shkojnë fëmijëve të Ivanka Trump-it apo financuesit e ISIS-it, Hamas-it, Al-Nusra-s — e as Edi Rama dhe Sali Berisha.
Rilexoni çfarë ju shkrova.
Shpresoj që ky skandal të shpërthejë së shpejti në SHBA, sepse, sinqerisht, ajo që kam mësuar këto muaj është tepër shokuese.
E kuptoni tani pse Trump nuk reagoi kur Erdogan sulmoi Assad-in?
Dhe pse sot është në apati të plotë ndaj kurdëve?
Ndërkohë, cilët politikanë kanë ngritur zërin, ndërsa Shqipëria vidhet, copëtohet dhe u hapen dyert financuesve të terrorizmit — përfshirë Vëllazërinë Myslimane, Hamas, ISIS, e të tjerë?
Kur të gjithë këta politikanë të korruptuar të largohen nga pushteti, ky komb rrezikon të mbetet me financues të ISIS-it dhe Al-Nusras si pronarë të Sazanit dhe territoreve shqiptare.
Nëse nuk veprojmë tani, brezat e ardhshëm nuk do të na e falin kurrë.
Më poshtë keni edhe një foto të Al Khayyat Brothers me Edi Ramën, në qershor 2025 — një muaj pas firmosjes së kontratave 11 miliardë dollarëshe në Siri.
To be continued
Znj. Kokalari! Nuk kemi fuqi e ndikim në vendimarrjet mbi arkitekturën botërore. Besoj se as shqiptarët në Amerikë nuk kanë fuqi elektorale për të rrëzuar Donald Tramp në zgjedhjet e mes mandatit. Por asqë shpresoj që marrja e shumicës në Kongres do sillte ndryshime në politikën Amerikane ndaj Shqipërisë. Demokratët që shpresoni Ju për ndryshime kanë patur kohë të bollshme për ndryshime,por ata kanë xhan Izraelin jo Shqipërinë. Ata kanë në Shqipëri njeriun e Soros dhe të Izraelit Edi Ramën. Por shqiptarët e Amerikës dhe të kudondodhurit kanë fuqi financiare, profesionale dhe dashuri për atdheun dhe do ishin të gatshëm të ktheheshin me investime. Ju flisni për prona. Shqiptarët janë të shpronësuar që nga koha e merhumit dhe sot e kësaj dite ndodhen në pozita edhe më diskriminuese.Nuk e inkurajoi Donald Tramp zhvatjen pasurive të shqiptarëve nga plaçkitsit, një konglomerat në përbërje të cilit 'Republika Ambasadoriale' ka gisht. I ka inkurajuar bashibozukët vendas dhe me siguri edhe ka përfituar nëpërmjet edhe kësaj skeme që denonconi Ju. Por me aktor të tjerë. Hajdeni në shqipëri së bashku me ata 1000 miliarderë shqiptarët në SHBA. Të bashkohemi dhe me protesta të qëndrushme dhe paqësore të zëmë në çark si miun qeverinë e narkotrafikut dhe më të korruptuarën në Europë. Na intereson mbështetia E Donald Tramp për SPAK-BKH dhe GJKKO. Nëse e suprimon këtë mbështetie edhe shqiptarët do arrijnë në konkluzione të tjera . Dhe do themi pa mëdyshje të vërtetën. 'Para Amerikës donald tramp vuri Izraelin. Dhe para shqiptarëve donald Tramp zgjodhi Edi Ramën.