TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 22:52

Elton Qyno tregon “hilen” që tentoi Çyrbja me dorëheqjen si deputet: Arrestimi i erdhi si rrufe në qiell të hapur

Shkruar nga Pamfleti

Elton Qyno tregon “hilen” që tentoi Çyrbja me

Gazetari Elton Qyno ka treguar detaje nga arrestimi i Jurgis Çyrbes. Në “Të Pashoq”, ai ka treguar se manovrën që bëri Çyrbe me dorëheqjen si deputet.

Sipas tij, ai kujtoi se ishte nën hetim vetëm për dosjen e abuzimeve kur ka qenë drejtor Hipoteke në Durrës. Për këtë arsye dha dorëheqjen me shpresën se SPAK do shpallte moskopetencë dhe dosja të kalonte në Durrës. Ndërsa dosjen e “Sky Ecc” nuk e priste fare.

Ai dha dorheqjen me shpresën se dosja do transferohej në Durrës. Kush ka përdorur SKY e di çfarë ka folur. Ai e ndjente lagështirën. Ai u këshillua nga juristë të njohur me shpresën e transferimit të dosjes në Durrës, duke qenë se ka qen një drejtor i ulët. Nëse do jepte dorëheqje nuk ishte pjesë e juridiksionit të SPAK. Do kërkonte të shpallej moskopetenca dhe të transferohej në Durrës. Nxori dhe formulën e arsyeve shëndetësore. Nuk e priste të dytën. E dyta i erdhi si rrufe në qiell të hapur”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje