
Gazetari Elton Qyno ka folur për arrestimin e Ilir Metës. Ai ishte sot në emisionin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në “YouTube”.
I pyetur nëse “Kutia e Pandorës” ishte telefoni i gjetur në banesën e Monika Kryemadhit, Qyno tha se nuk është e vërtetë. Ai tha se janë gjetur materiale, por jo të gjitha. Ndërkohë ai e kritikoi metodën e SPAK të sekuestrimit të telefonave.
“Nuk është e vërtetë. Sigurisht nga telefonat merren dhe gjenden materiale. Unë vetë jam pjesë e këtij maskarllëkut të telefonave. Është bërë e modës, që mblidhen 2-3 vetë atje të vijnë në kafe a shpi të marrin telefonin dhe të lënë vetëm rripin e pantallonave. Nuk është komode të të marrin telefonin. Ti s’ke vetëm atë bisedë që do ai. Ti ke jetën tënde, kujtime. Ke datëlindje, një synetllik për fëmijën. Marrja e telefonit ka ndodhur kur dështuan me përgjimin. Sot nuk flasin më njerëzit në telefona dhe ti marrin telefonat. Edhe vetë atyre po tua marrësh, një orë tua mbash, jo një vit, mjafton të bësh 10 lajme në ditë. Edhe ta kanë komunikimet e veta”, tha ai.
Lini një Përgjigje