TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 22:18

Nga shoferi personal te 80-vjeçarja me kullë, juristi zbulon ku i kanë fshehur pasuritë çifti Meta-Kryemadhi

Shkruar nga Pamfleti

Nga shoferi personal te 80-vjeçarja me kullë, juristi zbulon ku i

Në episodin e parë të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, juristi Romeo Kara, zbuloi se ku i kanë fshehur pasuritë çifti Meta-Kryemadhi.

Sipas juristit, çifti Meta-Kryemadhi kanë zgjedhur që pasuritë e tyre t’i shpërndajnë te njerëzit që kanë pranë, si familjarët, miqtë dhe gangsterët me të cilët bashkëpunojnë.

Pasurinë e kanë fshehur te gangsterë me të cilët bashkëpunojnë. Ke fisi i tyre me kuç e me maç, me prona gjithandej, te bashkëpunëtorët e tyre. Ju si Pamflet keni folur për shoferët e tyre që kanë, jo vetëm shoferët por edhe plakat e shtëpisë nga 80 vjeç po bëjnë kulla.

Para pak ditësh keni bërë një shkrim për një nga shoferët e tij, që ka supermarkete dhe firma të mëdha. Ka blerë firmën disa mijëra euro, plaka 80 e ca vjeç. Ça janë këta s’janë pastrim parash? Unë mendoj se këta kanë shkuar përtej asaj dhe nuk dinë ku ta çojnë paranë. Edhe maces i kishin bërë 4 tualete”, tha juristi.

Lini një Përgjigje