
Në episodin e parë të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, juristi Romeo Kara duke folur për arrestimin e kreut të PL-së Ilir Meta, tha se ky i fundit do të dalë së shpejti në përgjimet e SKyEcc.
Juristi akuzoi Metën se ka pasur njohje me të gjithë krerët e bandave në vend. Ai theksoi se mjafton të hetohet ditëlindja e tij e 45 vjetorit, për të parë se çfarë se çfarë llumi ka qenë Meta. Kara shton më tej se Meta ka qenë garantuesi i punëve të zeza në Shqipëri.
Pjesë nga intervista
Kolegu juaj, ish-deputeti Halit Valteri, ka bërë edhe paralajmërime të tjera se pas arrestimit të Metës, ky i fundit do të dalë edhe në përgjimet e SKY, keni dijeni për këtë?
Romeo Kara: Unë jam i çuditur që s’ka dalë. Megjithatë janë rreth 16 për qind nga 86 milionë mesazhe që janë në gjuhën shqipe. Pra ai duhet të dalë. Mjafton ditëlindja e tij e 45 vjetorit kur e ka pasur për të parë se çfarë se çfarë llumi ka qenë ai. Nuk e di nëse ka ndonjë gangster i niveleve të larta që se ka takuar Metën dhe çiftin Meta bashkë.
Do të jetë çudi që të mos dali emri i tij nga Ekuadori e deri në Holandë e ku ka SKy bota, në punët e zeza të Shqipërisë. Frymëzuesi dhe garantuesi i punëve të zeza të Shqipërisë është ai për mendimi tim. Megjithatë duhet të presim provat. E gjitha garancia që ai ka pasur. Se këta kanë ngritur sistem anti-shtet. E morën shtetin dhe me pabesi ua dorëzuan bandave për llogari të tyre. Sa raste kemi që po ti biem që pushtetar të lartë i kanë zgjidhur punët, kanë paguar haraçin dhe dinjitetin te bandat dhe nuk i kanë zgjidhur me shtet. Pra e kanë bërë shtetin dhe organet e drejtësisë i kanë bërë anekse të bandave. Ja që po ndryshon puna. Mendoj, e patjetër ky do të dali por jo vetëm ky, por i gjithë establishmenti i lartë politik.
Çfarë pritshmëri keni ju se si do të ecë procesi për Metën?
Romeo Kara: Unë e thashë, duhet të hulumtohet i gjithë entrazhi i tij. Ajo parti politike, ata që kane ikur dhe ato që janë aty. Ai ka pasur në dispozicion copa të mëdha pushteti ku ka ushtruar keqqeverisjen tij apo korrupsionin e tij në çdo ministri që kanë qenë në varësi të tij. Por edhe të atyre të tjerëve pasi kanë dhënë e kanë marrë me njëri tjetrin.
Lini një Përgjigje