TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 21:17

"Nga Sky Ecc do të zbulohen ngjarje të tjera", paralajmëron gazetari: Politikanët kanë bashkëpunuar me grupet kriminale

Shkruar nga Pamfleti

"Nga Sky Ecc do të zbulohen ngjarje të tjera",

Gazetari Fatos Mahmutaj ka folur lidhur me dosjen e “21 janarit”. Ai theksoi se në gjithë këto vite ish-kryeministri Sali Berisha kishte ndërtuar një politikë të tillë që të tjerët t’i kishte në shërbime, pasi do t’i merrte në mbrojtje.

Gazetari u shpreh gjithashtu se nga përgjimet e “Sky Ecc” do të zbulohen ngjarje të tjera duke shtuar se politikanë shqiptarë kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.

“Do t’iu kem gjithmonë në mbrojtje dhe bëni çfarë të doni, vetëm goditni gjithkënd që më del përpara në rrugën time. Nuk është e thënë që Berisha që të dalë të thotë ik vrisni, janë vetë këta që ua thonë dhe ai e aprovon. Ai të tillë e ka ndërtuar politikën, pra janë të tjerët që e bëjnë dhe për benefitet që kanë pas. Unë e kam thënë, kam pamje të momentit të djegies së makinave. Edi Rama nuk dogji makinë…Edi Ramës do t’i bëhej atentat sepse i kishte prerë rrugën Berishës sepse kishte ngritur popullin kundër Berishës. Por shërbimi Informativ punoi mirë dhe u arrestuan. Pra nuk ka nevojë t’u thotë Berisha, dalin vetë këta kamikazët”, tha ai, duke shtuar se: “Nga “Sky Ecc” do dalë që politikanë shqiptarë u janë vetë ofruar grupeve kriminale. Por këto do jenë dosje të tjera që SPAK i ka Belgjika dhe Franca i ka dërguar në Prokurorinë shqiptare. Do ketë akoma më lart. Kjo është e sigurt”, tha Mahmutaj.

Lini një Përgjigje