TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 20:37

"Fenomeni Meta, zbërthimi i një strukturë kriminale", Meçe: Kush tentoi t'i dilte kundër u kërcënua

Shkruar nga Pamfleti

"Fenomeni Meta, zbërthimi i një strukturë kriminale",

Analisti Arben Meçe ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meçe u shpreh se “fenomeni Meta është zbërthimi i një strukture kriminale në Shqipëri”. Sipas tij, kush guxonte të dilte nga struktura, asgjësohej. Analisti shton se kjo strukturë kriminale ka mbajtur në terror mekanizmin shtetëror dhe sistemin e drejtësisë.

Ai thekson se ata që guxuan të flisnin u larguan nga administrata, ndërsa të tjerëve iu bënë presion fizik.

“Është në periudhë ku në krye të shtetit çek ndodhet një person i fuqishëm politik dhe u bë Pazar mes Berishës dhe tij. Atij iu dhurua CEZ. Problemi u prodhua kur ai person i fuqishëm në Çeki ra nga pushteti dhe ky është momenti kur shteti shqiptar ja mori atë që i dha dhe këtu është gjithë loja e Berishës. Por në momentin kur fuqia politike e pronarit të Çekisë ra, e përzunë nga Shqipëria dhe ju shkoi mendja që këtë gjë ta bëjnë për veten e tyre. Duhet të kuptojmë që fenomeni Meta është zbërthimi i një strukturë kriminale në Shqipëri. E strukturuar në formatin e vet kriminal dhe në krye është Meta. Këto 3 ditë Meta ka ngritur me të madhe goditjen drejtpërdrejt të Dumanit dhe kjo filozofi ka 30 vite në Shqipëri. Kush guxonte të dilte nga struktura që nga ushtari i vogël asgjësohej. Kjo strukturë kriminale ka mbajtur në terror mekanizmin shtetëror, ka mbajtur në terror sistemin e drejtësisë. Sepse kush guxonte, pësonte të njëjtin fat…Ka shumë të tjerë që guxuan të flisnin por u larguan nga administrata. Ata që guxuan t’i dilnin kundër Metës e pësuan…U bë një presion fizik…Pjesa politika ishte kopertinë dhe mbështetja që jepej. E njëjta paralele është edhe tek partia e Berishës”, tha Meçe për “Abc News”.

Lini një Përgjigje