TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 19:46

“E kanë IQ nën 75”, Ardit Rada: Meta dhe Kryemadhi t’i japin fund talljes me publikun, kur flasin i rëndojnë pozitat vetes

Shkruar nga Pamfleti

“E kanë IQ nën 75”, Ardit Rada: Meta dhe Kryemadhi

Gazetari Ardit Rada, teksa ka komentuar arrestimin e Metës dhe masën e sigurisë ndaj Kryemadhit, është shprehur se ata sa më shumë flasin, aq më shumë i rëndojnë pozitat.

Duke ju referuar qëndrimeve të Kryemadhit, Rada tha se ka ardhur koha që t’i japin fund talljes me publikun. Madje ai i ironizoi  se ata e kanë nivelin e IQ nën 75.

Sa më shumë lëshojnë deklarata aq më tepër rëndojnë pozitën. Kryemadhi pati një farë guximi kur tha doja të largohesha nga politika por tani që jam para drejtësisë do kandidoj prapë. Kjo zonja qahet se i ka dalë sekreti hetimor. Por tani çështja ka shkuar për gjykim. Duhet ti japin fund talljes publikisht. Kur dalin i thonë prokurorëve kanë IQ nën 75. Duhet të pranojnë që ose e kemi votuar pa dashje këtë drejtësi ose të tërheqin paditë e tyre. Amerika dhe BE pasi dështuan për ti dhënë amnisti Metës dhe Berishës pas reformës në drejtësi pasi nuk pranuan, atëherë perëndimi e pa veten të konsumuar, luhet dhe opsioni i kartës së fundit për ti dënuar para 2025, që të mos kandidojnë më”, tha ai në "Repor TV".

 

Lini një Përgjigje