Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është lënë në burg, pasi GJKKO nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për të. Mësohet se Ilir Meta do të akomodohet tek burgu 313 në Tiranë.
Ish-presidenti ka kaluar dy netë në bllokun e sigurisë tek Mine Peza dhe pas seancës së sotme në GJKKO, do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.
GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën, ndërsa për Monika Kryemadhin vendosi “detyrim paraqitje”. GJKKO nuk ndryshoi masën e sigurisë as për Ema Çokun, ku u vendos “detyrim paraqitje” edhe për të.
GJKKO ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” për Piro Xhixhon.
Seanca për vlerësimit e masave të sigurisë u mbyll në orën 17:30. Në gjyq, Meta preferoi të mbrohej vetë dhe të mos linte avokatin të fliste, ndërsa akuza përfaqësohej nga 3 prokurorë: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Lini një Përgjigje