
Ilir Meta u arrestua për 3 akuza, atë të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe korrupsionit...
Ka përfunduar pas 4 orësh seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.
Gjyqtari Erjon Çela është tërhequr për vendim dhe në orën 18.00 do të mësojmë se do të lihen në fuqi këto masa apo do të ndryshojnë.
Ilir Meta u arrestua për 3 akuza, atë të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe korrupsionit. Bashkë me të nën akuzë është dhe Monika Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. SPAK ka siguruar prova se Meta ka abuzuar me rastin e dosjes CEZ-DIA. Po ashtu ka pasur abuzime me shtrimin e fibrave optike.
Janë zbuluar fshehje të pasurisë dhe po ashtu në dosje tregohen shpenzime luksi nga ana e tyre, pra të cilat nuk justifikohen. Seanca nis fillimisht në mëngjes, por u ndërpre sepse Meta sulmoi prokurorët. Të pranishëm në seancë kanë qenë të tre prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Ish presidenti me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë të renda ofenduese kreut të SPAK, duke e cilësuar si “Dum duman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbajë mend çfarë kam për të të punuar”.
Sulmet e Metës u vijuan edhe jashtë GJKKO-së, nga Kryemadhi. Ajo u shfaq e irrituar dhe sulmoi prokurorët e SPAK se po përdoren nga Edi Rama.
"Ku kanë by*hë ata me fol, ku flasin sot ata pa lejen e Ramës. Ka që në 2021 që kam bërë padi për Inceneratorët, keni parë gjë të ndodhë, paguajnë para çdo ditë”, tha Kryemadhi.
Lini një Përgjigje