
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka komentuar pengimin e marrëveshjes së emigrantëve Shqipëri-Itali nga Gjykata e Romës.
Von der Leyen u pyet se çfarë mendon për vendimin e Gjykatës Europiane e cila kundërshtoi përdorimin e kampeve italiane në Shqipëri dhe reagimin e ashpër të qeverisë italiane ndaj këtij qëndrimi të drejtësisë.
Ajo ka refuzuar të komentojë ndërsa shtoi se po monitorojnë zhvillimet lidhur me marrëveshjen dypalëshe.
“Që prej fillimit ne kemi qenë tejet të qartë që ne po monitorojmë zhvillimet në lidhje me këtë marrëveshje. Por që kjo është një marrëveshje dy palëshe. Ne nuk bëjmë komente por monitorojmë zhvillimet e kësaj marrëveshjeje dypalëshe”, u shpreh Presidentja e KE në konferencën e përbashkët.
Lini një Përgjigje