TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 16:39

Plani i rritjes së BE-së, Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria përfiton 920 milionë euro!

Shkruar nga Pamfleti

Plani i rritjes së BE-së, Von der Leyen në Tiranë:

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kryreministrin Rama në Tiranë, tha se Shqipëria do të përfitojë 920 milionë euro nga plani i rritjes së Bashkimit Europian.

Në total shtoi ajo se së shpejti do fillojë edhe me parafinancimin prej 64 milionë eurosh t Shqipërisë deri në fund të vitit.

“Jam tejet e gëzuar se sa shumë ka arritur Shqipëria në rrugëitmin e saj drejt BE. Të jeni të sigurt, që zgjerimi do të vazhdojë të jetë përparësi edhe në mandatin e ardhshëm. Sepse i kemi të gjitha mekanizmat. Tani duhet të fillojmë edhe me parafinancimin prej 64 milionë eurosh deri në fund të vitit. Pra, cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euro nga plani i rritjes. Ju jeni në rrugën e duhur për t’iu bërë pjesë e zonës unike të pagesave në euro që prej vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë që transfertat në euro do të jenë më të shpejta dhe falas”, tha ajo. 

Lini një Përgjigje