TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 18:04

“Kërkon trajtim psikologjik me çdo kusht”, avokati shpjegon “lajthitjen” e Ilir Metës në gjykatë!

Shkruar nga Pamfleti

“Kërkon trajtim psikologjik me çdo kusht”, avokati

Avokati Edmond Petraj tha se ish-presidenti Ilir Meta kërkon trajtim psikologjik pasi po bën veprime të pajustifikueshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, Petraj u shpreh se Meta e kërcënoi prokurorin drejtpërdrejt në sallën e gjyqit, i cili cilësohet si një veprim shumë i rëndë që nuk e ka hasur asnjëherë më parë tek një i pandehur.

Veprimi që Meta bëri sot nuk i shkon një personaliteti politik 30-vjeçar dhe me gjendjen e tij të rënduar e priste një ditë të tillë në bankën e të akuzuarve. Ai ka kaluar në një situatë ku me çdo kusht kërkon trajtimin e vet psikologjik me kushtin që të justifikohet me gjërat që po bën. Në të gjitha rastet që kam pasur nuk kam rastisur asnjëherë që një i pandehur të kërcënojë prokurorin në mënyrë të drejtpërdrejtë në sallën gjyqësore. Iliri e kërcënoi prokurorin “shiko ti se ç’do të bëj unë”, ky është një veprim shumë i rëndë”, tha avokati Petraj.

Lini një Përgjigje